Armando Sadiku është i pabesueshëm: Para pak ditësh firmosi, kreu ndonjë seancë stërvitore në varshavë dhe menjëherë në fushë. Dje nisi kampionati polak për Legian, që u mund 3-1 në fushën e Gornik Zabërzes.
Një ndeshje që nuk ishte prioritet për Legian, e impenjuar tërësisht në Champions League, ku kërkon me çdo kusht grupet. Sadiku e nisi nga stoli, por Gorniku shkoi në pushim në avantazh të dy golave. Në pushim u aktivizua sulmuesi kuqezi, i cili nuk mundi të sillte kthesën e madhe, por 10 minuta para fundit gjeti golin, duke shkurtuar shifrat në 3-1.
Një gol i bukur, siç shihet në video, që mund t’i shërbejë shumë sulmuesit tonë, për të fituar zemrat e tifozëve, që presin shumë prej tij, duke parë shpenzimin e madh të klubit. Pas ndeshjes së luajtur sot në mbrëmje mediat dhe sidomos sitet pranë Legias e kanë vlerësuar shumë paraqitjen e Sadikut, i cili i shkoi shpesh pranë golit dhe ishte ndër të paktët që spikati nga Legia në fushë.