Matik De Ligt është padyshim kryefjala e merkatos, me holandezin që është në udhëkryq të plotë për sa i përket të ardhmes së tij.
Ditën e djeshme u raportua se Ajaksi kishte gjetur marrëveshjen me Barcelonën për 75 milionë euro, por një kalim në Katalonjë u mohua nga vetë lojtari.
Ditën e sotme, mediat raportojnë të reja të tjera mbi çështjen “De Ligt“. Specialisti i merkatos, Gianluca Di Marzio raporton se 19-vjeçari holandez sipas gjasave do të zgjedhë PSG-në për të vijuar karrierën e tij.
Ai që ka ndikuar në këtë zgjedhje thuhet të jetë agjenti i De Ligt, Mino Raiola, i cili ka pasur një takim me drejtuesit francezë dhe ka gjetur marrëveshjen. Tashmë pritet që gjithçka të zyrtarizohet ditët në vijim.