Matia De Ligt është dëshira e merkatos për shumë klube të mëdha. Kapiteni i Ajaksit i ka bërë të gjithë të dashurohen pas tij. Veç cilësive të tij në mbrojtje, ai shfaqet edhe në zonat kundërshtare dhe shënon. Një lojtar të tillë çdo ekip do e donte ta kishte në përbërje.
Barcelona dhe Juventusi e kërkojnë me ngulm, ndërkohë që edhe në Angli Mançester Siti do e donte në ekip. Se ku do të shkojë do të duhet të presë verën. Në Holandë janë të bindur se mbrojtësi do e mbyllë aventurën e tij me Ajaksin shumë shpejt.
Edvin Van Der Sar është ai që ka folur për Sky Italia: “Mendoj se këto do jenë ndeshjet e fundi të De Ligt me Ajaksin. Shpresoj që ai të shkojë në një nivel edhe më të lartë. Ka qenë këtu që fëmijë dhe do të shkojë në një klub të madh. Mendoj se do të shkojë në Angli ose në Spanjë”.