Matijs De Ligt është padyshim lojtari më i kërkuar këtë merkato, me holandezin që ende duket i pavendosur për të zgjedhur klubin e ardhshëm.
Lidhur me këtë pavendosmëri të 19-vjeçarit ka reaguar Herakles Almelo, klub që luan në Eredivisie. Holandezët kanë bërë një postim në “Twitter” që ka bërë xhiron e Botës.
Still no club, Matthijs? ?
Blue suits you! ? pic.twitter.com/SbhKJAb9eS
— Heracles Almelo (@HeraclesAlmelo) 13 juin 2019
Herakles ka postuar disa foto, ku De Ligt shfaqet pas ndeshjes Ajaks-Herakles, duke veshur fanellën e këtyre të fundit, të cilët kanë shkruar: “Akoma pa klub Matijs? Bluja të shkon”, duke iu referuar fanellës së tyre. Një postim që ka shkaktuar padyshim shumë të qeshura…