Në tregun e transferimeve vlera e lojtarëve është rritur në mënyrë të pabesueshme, aq sa lojtarët më të mirë nuk mund t’i marrësh poshtë shifrës së 100 milionë eruove. Nëse në Gjermani ende nuk kanë filluar të flasin me shifra të larta, në Itali nuk kanë qëndruar dot pa u përfshirë, me Juventusin që ka kryer transferime me vlerë mbi 100 milionë.
Edhe Napoli në përbërje ka mjaft lojtarë me kualitet, por synimi i drejtuesve është që të mos nxitohen në shpenzime pa kufi, por çuditërisht as nuk kanë shitur lojtarë në shifra “të çmendura”.
Është presidenti i skuadrës, Aurelio De Laurentis, i cili ka deklaruar se ai ka refuzuar plot 100 milion euro nga një skuadër e Premier League për mbrojtësin senegalez. Për radion “Kiss-Kiss”, De Laurentis shprehet: “Po, është e vërtetë që kemi marrë një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Premier League, por nuk bëhet fjalë për transferim”, thotë mes të tjerash presidenti i Napolit.
27-vjeçari është një nga më të spikaturit te Napoli dhe një titullar fiks. Në edicionin e fundit qendërmbrojtësi realizoi dhe 5 gola. Rinovimi nuk pritet që të jetë problem, pasi vetë numri 1 i klubit e ka theksuar se sjellja e lojtarit nuk i lë vend asnjë mosmarrëveshje dhe është i bindur se Kulibali do të qëndrojë tek Napoli.