Erdogan dhe çështja Ozil: E papranueshme, racizëm për shkak të besimit fetar!

Një foto me Rexhep Tajip Erdogan, kaq u desh që Mesut Ozil të kthehej në armik për shumë gjermanë, aq sa nuk u kuptua qartë nëse Ozil sulmohej për faktin se doli në foto me një politikan që shihet si shtypës i të drejtave të njeriut, apo ishte thjesht një justifikim për të bërë politike dhe për të gërvishtur një plagë të thellë në Europë, atë të emigracionit.

Ozil tha “mjaft”, nuk e duroi me abuzimin dhe racizmin ndaj tij, duke braktisur kombëtaren gjermane, ndërsa shumë njerëz e mbështetën, edhe pse pati persona që nuk ditën të heshtnin apo të thoshin diçka më mend, si presidenti i Bajernit të Mynihut Uli Hënes, i cili sulmoi Ozilin me fjalor banal si një tifoz injorant (“Mirë që iku, kishte vite që luante si m**).

Tani në lidhje me këtë histori ka folur edhe presidenti turk Erdogan, i cili ka folur në parlamentin turk: “Një sjellje e tillë raciste për shkak të besimit fetar të një personi është e papranueshme, ndaj një personi që ka dhënë gjithçka për kombëtaren gjermane të futbollit. Fola me Ozil të hënën dhe sjellja e tij ka qenë më se e admirueshme, ndërkohë që kritikët e tij nuk mund ta gëlltisin një foto të thjeshtë mes nesh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online