De Kanio si De Biazi, nga Friuli në stolin e Shqipërisë?

Jo vetëm Klarens Sedorf. Edhe Luixhi de Kanio ka takuar Armand Dukën, gjithashtu duke mbajtur një diskutim. De Kanio është një emër me përvojë dhe që i ngjan tipologjisë së trajnerëve si Xhani de Biazi, që pikën më të fortë kanë menaxhimin e një grupi.

De Kanio është 59 vjeç dhe në momentin ideal për të drejtuar një kombëtare, teksa eksperienca e tij e fundit ka qenë te Udineze në vitin 2016.

Një kuriozitet që lidhet me De Kanion është se, nëse zgjidhet pasues i De Biazit, do të thotë që po ndjek të njëjtën rrugë me atë të “Ganiut”, pasi pikërisht ish-trajneri i Shqipërisë, përpara se të vinte të firmoste në Tiranë, në vitin 2011, kishte drejtuar Udinezen për të fundit herë. E ndërsa për De Biazin ishte viti 2009 kur drejtoi në Friuli, De Kanio u shkarkua në vitin 2016 pas rezultateve të dobëta. Është ai i përzgjedhuri? Kriterin eksperiencë e ka dhe kjo e favorizon dukshëm ndaj rivalëve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *