De Guzman rrëfen “ferrin napolitan”: Mashtrimet, presioni dhe dhuna e drejtuesve

Paraqitje befasuese e Holandës në Botërorin “Brazil 2014”, rezultoi një “trampolinë” e shkëlqyer për një pjesë të madhe të lojtarëve të “tulipanëve”. Një ndër “fatlumët” ishte dhe mesfushori Xhonatan De Guzman, i cili pas turneut u largua nga uellsianët e Suonsit për t’iu bashkuar Napolit, asokohe të drejtuar nga Rafa Benitez.

Në një intervistë për medien holandeze “de Volksrant”, mesfushori rrëfeu kalvarin e gjatë të vuajtjeve që kaloi te klubi napolitan. Sezoni i parë rezultoi i kënaqshëm dhe aktivizimet në Serie A qenë të shumta. Por, më pas ngjarjet do të merrnin një rrjedhë të frikshme.

De Guzman në ndeshjen Holandë 5 – 1 Spanjë

Mars 2015, holandezi ndjente një dhimbje të fortë në bark, doktori i klubit Alfonso De Nikola ia priste shkurt: “Xhonatan ushqehesh keq, pusha pak dhe ndrysho dietën e gjithçka do rregullohet”.

Vjen vera dhe Sarri zëvendësonte Benitezin në stolin e Napolit. Ndërkohë dhimbja në bark nuk njihte pushim, por doktori De Nikola insistonte se gjithçka kishte kaluar dhe De Guzman ishte gati për lojë. Njerëzit filluan të dyshojnë: mos vallë holandezi po shtirej si dëmtuar? Situata ishte aq e rëndë saqë dhe vetë lojtari filloi të dyshojë mos mendja po i bënte ndonjë rreng.

Në ditën e fundit të merkatos së verës, drejtori sportiv i Napolit, Xhuntoli, ia thotë se nuk bën më pjesë në planet e skuadrës dhe se duhet të pranonte një ndër ofertat që kishin ardhur nga disa ekipe angleze. De Guzman ia bën të qartë se ka ndërmend të luftojë për t’u rikthyer në formacion. Më pas fillojnë kërcënimet, por De Guzman i anashkaloi. Por të nesërmen situata u bë serioze.

Presidenti Aurelio De Laurentis, Edoardo De Laurentis, Doktori Alfonso De Nikola, Drejtori Kristiano Xhuntoli.

Xhuntoli shkoi në stërvitje dhe filloi duke e sharë: “Ç’bën këtu more shk******, më premtove se do ikje”. Më pas e goditi me një grusht në fytyrë dhe plasi sherri. Zuniga shkoi dhe i ndau. “Xhonatan ik në shtëpi dhe largohu që këtu”, i thoshte kolumbiani.

I gjendur para kësaj situate, De Guzman vendosi të telefononte,djalin e presidentit Aurelio De Laurentis, Edoardon. Por, më kot. Ai nuk i përgjigjej thirrjeve të tij. Për habinë e tij, Edoardo shkoi të nesërmen në stërvitje dhe filloi t’i bërtasë: “Nuk ke për të ikur askund tani, je i vdekur”.

Më pas filluan masat ndëshkimore. Nga shtatori deri në janarin e vitit të ardhshëm De Guzman u lejua vetëm të vrapojë përreth fushës. Asnjë prej shokëve të skuadrës nuk i dilte në krah, por De Guzman thoshte se kjo është e kuptueshme, pasi më pas do e pësonin dhe ata.

Dhimbja në bark vazhdonte dhe në janar u lejua të kryejë një vizitë mjekësore te një specialiste e njohur. Këtu vjen pjesa më e çuditshme. Doktoreshës i mjaftojnë 10 minuta për të diagnostikuar shkakun e vërtetë të dhimbjes: “Djalosh ke hernie në muskujt e barkut, duhet të operohesh urgjentisht”. Doktori i Napolit, De Nikola, jepte veton për operacionin, duke insistuar se diagnoza e dytë ishte e gabuar.

https://www.instagram.com/p/BAej3pcMxWe/?utm_source=ig_web_copy_link

Në janar huazohet te Karpi dhe aty e lejojnë të kryejë operacionin. Koha e rikuperimit ishte shumë e gjatë dhe nuk arriti të lërë gjurmë në pjesën e dytë të sezonit. Në verën e 2016-ës, De Guzman kontaktohet nga një klub kinez, por e refuzoi ofertën, pasi kishte besim se do të rikthehet ai mëparshmi. Vijon sezonin 2016/2017 me Kievon, ku filloi ta marrë veten.

Në verën e 2017-ës, tri vite pasi nisi aventurën te Napoli, erdhi fundi i shumëpritur. Niko Kovaç e mori te Ajntrahti i Frankfurtit, ku kryen një sezon të shkëlqyer, që kulminoi me fitimin e Kupës së Gjermanisë përballë Bajernit të Mynihut. Gjithashtu arriti dhe një rekord të veçantë, duke u bërë holandezi i parë që shënoi në të katërt kampionet elitare: Angli, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

De Guzman duke festuar me trofeun e Kupës së Gjermanisë.

Sigurisht, mbas gjithë kësaj nuk mund të mungonte reagimi i Napolit. Klubi italiani i cilësoi gënjeshtra të gjitha deklaratat e holandezit, por me shumë gjasa e vërteta është diku në mes dhe asnjë palë nuk është pa faj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online