De Bur zbulon Amerikën: Ja çfarë më ka befasuar, te Interi muajt dukeshin si vite!

Frenk De Bur ka nisur eksperiencën amerikane me ekipin e Atlantës. Holandezi tregon se çfarë e ka befasuar më shumë nga ekipi, ndërsa stadiumi është më i bukuri që ka parë në karrierë.

Eksperiencat me Interin dhe Kristal Palas nuk shkuan ashtu siç duhet, por De Bur ka nxjerrë leksione nga kjo gjë. Në Milano ishte tepër e vështirë dhe muajt dukeshin si vite për 48-vjeçarin.

ATLANTA – “Njerëzit shpesh mendojnë se futbolli në Amerika është inferior, por nuk është kështu, pasi kam ardhur në një skuadër të vërtetë futbolli. Jam i sigurt që nëse bëj mirë këtu, do të kthehem në ndonjë klub europian. Ndodhem prej 3 javësh këtu dhe jam befasuar nga disiplina. Ndihem mirë dhe për faktin që lojtarët po mësojnë shumë shpejt. Kam parë shumë stadiume në karrierën time, por ky i Atlantës është më i bukuri që kam parë.”

INTERI – “Më është dashur të përqendrohem për të rigjetur qetësinë. Unë nuk mund të mbaj mbi supe gjithë strukturën e klubit. Nga Interi dhe Kristal Palas kam marrë leksionin që duhet të përqendrohem më shumë në futboll. Tek Interi kishte shumë ndikime dhe të gjithë donin rezultate. Në këtë mënyrë t’i përfshihesh shumë shpirtërisht. Pas katër muajve tek Interi, kisha ndjesinë se kisha 6 vite që po punoja aty. Isha i lodhur, me të vërtetë i lodhur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online