De Bur rikthehet të flasë për Interin: Ikardi nuk duhet të jetë kapiten!

9 gushtin e vitit 2016 Inter zyrtarizoi në krye të klubit trajnerin holandez, Frenk De Bur. Një Inter që në atë kohë vinte me mjaft ambicie, teksa dhe transferonte Gabigolin apo dhe Zhoao Marion. Aventura e teknikut holandez nuk zgjati shumë dhe u mbyll me shkarkimin e tij në fillimin e muajit nëntor.

Pikërisht ish-trajneri zikaltër është rikthyer të flasë për Interin. Konkretisht, De Bur ka folur për shiritin e kapitenit, teksa ky i fundit mendon se kapiteni aktual i zikaltërve, Mauro Ikardi, nuk është i duhuri për të mbajtur atë post.

“Nuk mendoj se Ikardi është njeriu i duhur për shiritin e kapitenit. Unë kur mora drejtimin e skuadrës nuk u mora me këtë pjesë, pasi dhe nuk doja të humbisja një lojtar të rëndësishëm që në fillim të sezonit dhe ta nisja punën time me polemika. Udhëheqësi më i madh në atë klub është padyshim Samir Handanoviç. Për ta sqaruar, absolutisht nuk kam asgjë kundër Ikardit, përkundrazi, më pëlqen shumë si lojtar dhe është një sulmues fantastik. Ka qenë golashënuesi më i mirë i Serisë A dy herë dhe kjo besoj i thotë të gjitha”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online