De Biazi, “thirrje” Alaveshit: Luani… thjeshtë!

 

Ka nisur punën… Më në fund, pasi ka qëndruar gjatë kësaj kohe në udhëtime, darka familjare, ndonjë hobi personal, apo edhe duke ndjekur Shqipërinë e Panuçit dhe ish e tij, Xhani de Biazi ka riveshur tutën dhe e ka bërë për Deportivo Alaveshin, që ende s’ka gëzuar në kampionat, duke pasur gjashtë humbje në 6 javët e para. Vetëm 1 gol i shënuar, ndaj Real Madridit, në një sfidë ku vërtet bardheblutë për pak sa nuk shkaktuan tragjedinë e Zidanit me shokë.

Në fakt, nga ajo ndeshje duhet marrë edhe pikënisja. “Duhet të bëjmë gjëra të thjeshta, jo të vështira. Djemtë duhet të besojnë te aftësitë e tyre dhe se të gjithë bashkë mund të ndryshojmë rrjedhën e këtij sezoni. Do të punojmë në këtë drejtim. Por, ndonjëherë të duhet të luash thjeshtë, pa e vështirësuar. Sa i përket mrekullive, ato ndodhin. Mjafton të shihet vjet Krotone në Serinë A, që askush nuk e shihte si ekip që mund të mbijetonte, por në fund ia doli, duke besuar te vetvetja dhe duke arritur me dëshirë e sakrifica atë objektiv madhor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *