De Biazi: Më donte Polonia, Duka tha “jo”

Në intervistën e gjatë lëshuar për Supersportin, Xhani De Biazi ka zbuluar mjaft histori interesante dhe njëra prej tyre lidhet me ofertën që ka marrë nga Polonia dhe mund të ishte konkretizuar, nëse nuk do të ishte për refuzimin e Armand Dukës. Bëhej fjalë për periudhën pas kualifikueseve të Botërorit 2014, kur De Biazi po priste rinovimin e kontratës nga Shqipëria: “Më kujtohet që presidenti më çoi letër ku më shkruante se ndihej i lumtur për punën e bërë. Pas Qipros, një ndeshje e shëmtuar, por nuk ka rëndësi, është mes eksperiencave të përjetuara, të ndihmojnë për t’u rritur. Mendoj se presidenti pa punën që po bënim, mund të ishte interesante dhe zgjodhi të vazhdonte edhe dy vite me ne. Njerëzit ishin afër, tifozët na kanë vlerësuar dhe unë isha i bindur për të qëndruar. Ka një prapaskenë, sepse ishte një federatë tjetër që pyeti nëse isha i lirë dhe Duka i tha: ‘Jo, ka firmosur me ne.’ Ishte Polonia e Levandovskit.”

De Biazi flet edhe për marrëdhënien me Dukën, kur bëhet fjalë vetëm për paratë dhe kontratat: “Ai paguan minimumin e mundshëm, mundohet të të japë minimumin. Në pikëpamjen ekonomike nuk flitet me Dukën Unë jam pa menaxher dhe negocioj vetë, por kur je aty që flet për para me Dukën, je kundërshtar, nuk je më mik. Marrëveshja ishte shumë e gjatë, e lodhshme dhe në fund ia dolëm ta rinovonim, edhe pasi kishin ndryshuar kushtet. Shkuam në Europian dhe rregulluam anën ekonomike, sepse Shqipëria pati fitime ekonomike të rëndësishme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online