E ka mbyllur me një letër të gjatë aventurën shqiptare trajneri ynë Xhani De Biazi, i cili nuk ka mundur të flasë si në konferencat e zakonshme për shtyp, por ka lexuar një letër të gjatë, ku ka përshëndetur të gjithë dhe ka shpjeguar arsyet e largimit. Ndoshta arsyet e vërtetë nuk mund t’i thotë tani, ndoshta ka shumë gjëra që nuk i dimë, por në fund të fundit ajo që ka rëndësi është: KEMI HUMBUR TRAJNERIN MË TË SUKSESSHËM NË HISTORINË E KOMBËTARES!
“Kjo është një faqe e përvojës time profesionale ne Shqipëri që kurrë nuk do kisha dashur ta shkruaja!
Kam menduar dhe medituar gjate dhe dëshiroj t’ju informoj se duke nisur nga sot nuk do te jem me Trajneri i kombëtares sonë!
Do të ndalem këtu sepse dëshiroj të mendoj për te mirën dhe rritjen e Ekipit.
Besoj se e kam përmbushur detyrën time, e cila më ka lejuar mua për te nxjerrë nga këta djem ato cilësi që në të kaluarën e afërt kanë bërë të mundur te jetojmë Ëndrrën Europiane!
Atë ëndërr e cila që në ndeshjen e parë në Gjeorgji, nëpërmjet asaj letre te hapur kisha kërkuar të ngulitja në kokën e tyre dhe në zemrën e tyre!
Është një zgjedhje profesionale shumë e luftuar, e vështirë! Uroj që të arrini ta kuptoni, edhe pse jo të gjithë mund ta pranojnë! Kemi jetuar vite te mbushura plot emocione dhe kënaqësish dhe kemi arritur rezultate me te vërtetë te rëndësishme qe shume i konsideronin te pamundura.
Gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar gjithmonë me pasion te madh, me një entuziazëm te ri falë edhe rezultateve dhe euforisë ngjitëse e te gjithë shqiptarëve, në Atdhe dhe atyre te shpërndarë nëpër botë!
Impenjimi i përditshëm, përpjekja për t’u transferuar djemve një mentalitet te ri, një mentalitet fitues!
Angazhimi i vazhdueshëm së bashku me gazetarët tuaj, i mediave për t’iu kaluar një komunikim korrekt, transparent e proaktiv ka qenë një punë e detajuar me të vërtetë vazhdimisht e mundimshme, nganjëherë dhe e bezdisshme!
Dëshiroj të theksoj se sot largohem nga udhëheqja e Kombetares, duke mos pasur një ekip në të cilin të punoj, ndërkohë që gjate këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve te ofertave te punës, duke ditur që vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritje te qëndrueshme ne drejtim te realizimit te tyre.
Pas Europianit isha vendosmërisht i bindur që mund të përmirësoheshim më tej dhe se përvoja që patëm gjatë tre ndeshjeve në Francë, do të na lejonte një rritje te mëtejshme globale.
Dhe kështu do të jetë, por me një Trajner te ri!
Po largohem me vështirësi, por i vetëdijshëm që cikli im ne këtë grup ka përfunduar dhe qe mund t’i japë rastin atij qe do me zëvendësojë, të njohë djemtë në katër ndeshjet e ardhshme.
Më lejoni te falënderoj te gjithë ata qe bashkëpunuan ne rritjen dhe zhvillimin e projektit te Shqipërisë qe na ka çuar te jemi ne vendin e 22 te Ranking Fifa, qe na ka mundësuar te mundim Norvegjinë jashtë shtëpisë, te fitonim dhe barazonim kundër Francës dhe te fitonim kundër Portugalisë, i mundur pas nesh deri ne Pushtimin e Euro 2016!!!
Dhe më në fund për të arritur ëndrrën tonë…
Dëshiroj me këtë rast të falënderoj publikisht ata te cilët më dhënë këtë mundësi të madhe , Presidentin Armando Duka, qe gjithmonë më ka mbështetur dhe më ka dhënë Letrën e Bardhë ( la Carta Bianca) për të vepruar në rolin tim si Përzgjedhës!
Një falënderim të përzemërt të gjithë djemve që gjate gjithë kësaj kohe kanë qenë pjesë e Ekipit, faleminderit për gjithçka qe me keni dhene, qe keni dhene per fanellen tone!
Është një përvojë që më ka pasuruar si nv aspektin profesional ashtu dhe në atë njerëzor, më keni befasuar me përkushtimin tuaj dhe përfshirjen tuaj ne sfidën tonë!
Faleminderit te gjithë bashkëpunëtoreve te mi, veçanërisht Paolo Tramexani, shok udhëtimi që nga dita ime e parë në Shqipëri , gjithmonë i gatshëm për të më mbështetur i palodhshëm ne punën ne terren dhe në shume udhëtime për të takuar lojtaret tanë të rinj!
Albertos qe ka ndjekur përgatitjen dhe rikuperimin e djemve, Ilir Bozhiqit, Ervin Bulkut dhe gjithë stafi teknik! Beni Çeliku, Xhanluka Stezina, Filipo Iori i cili ka trajtuar lojtaret së bashku me Ylli Mihalin, Merepeza, Arben Voci, dhe të madhit Fatos Kademi, një punetor i palodhur!
Te gjithë njerëz të çmuar dhe madhështorë ekipi!
Për të gjithë njerëzit qe punojnë në Federatë, që nuk dallohen, por që bëjnë një punë të vlefshme për rezultatin përfundimtar!
Falënderoj në mënyrë të veçante të gjithë tifozët tanë të përkryer, lojtari ynë i dymbëdhjetë.
Gjithmonë të gatshëm të na ndiqnin kudo me flamuj e me zemër.
Çdo gjë ne futboll , ne sport, ashtu si në jetë, ka një fillim të tij dhe një fund! Cikli im si Trajner i Kombëtares ka përfunduar, por asgjë nuk mund të copëtojë kurrë lidhjen e fortë që më lidh me Kombin tonë dhe të shumë njerëzve që në këto pesë vite e gjysmë të bukura pata fatin t’i takoj!
Tani fara është mbjellë në tokë, po rritet dhe me angazhimin, përkujdesjen dhe punën e te gjithëve do të dijë të japë fruta te shkëlqyera!
Mirënjohje, Gianni De Biasi!”