Trajneri i kombëtares kroate, Zllatko Daliçç, ka shpallur listën me 25 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Anglisë në kuadër të “Nations League”. Në listë mbizotërojnë futbollistët nga kampionati italian, Serie A, me 8 lojtarë që vijnë nga gadishulli apenin.
Ndërkohë i vetmi përfaqësues i kampionatit kroat në listën e Daliçç është portieri i Dinamos së Zagrebit, Dominik Livakoviç. Në repartin e sulmit bie në sy mungesa e një sulmuesi pykë. Dorëheqja e Mario Mandzukiçç dhe përjashtimi i Nikola Kaliniçç kanë sjellë jo pak probleme në atë repart.
Portierë: Lovre Kaliniç, Dominik Livakoviç, Karlo Letica;
Mbrojtës: Domagoj Vida, Dejan Lovren, Sime Vrsaljko, Josip Pivariç, Tin Jedvaj, Matej Mitroviç, Duje Kaleta-Çar, Antonio Miliç;
Mesfushorë: Luka Modriç, Ivan Rakitiç, Mateo Kovaçiç, Milan Badelj, Marcelo Brozoviç, Marko Rog, Mario Pasaliç, Filip Bradariç;
Sulmues: Ivan Perisiç, Andrej Kramariç, Ante Rebiç, Marko Pjaca, Nikola Vlasiç, Josip Brekalo
??#Croatia squad for #NationsLeague encounters with ??@SeFutbol (15/11, Zagreb) and ???????@England (18/11, London)! ?#BeProud #Vatreni pic.twitter.com/OzilYD7lwL
— HNS (@HNS_CFF) November 2, 2018