“Daku dhe Muja nuk zgjodhën Serbinë, por Shqipërinë”, Arlind Sadiku: Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme për lojtarët që luajnë në Europë

Arlind Sadiku ishte pjesë e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” nëpërmjet një lidhjeje paralele nga Kosova. Gazetari shqiptar ka folur për diskutimet e zjarrta që kanë kapluar studiot televizive ditët e fundit për shkak të zgjedhjes së Dakut dhe Mujës për të veshur fanellën kuqezi. Sadiku është shprehur se nuk i ka pëlqyer mënyra se si janë etiketuar këta dy futbollistë, pasi të dy janë shqiptarë dhe kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë.

“Ne gëzohemi dhe na kënaqet zemra që Shqipëria fiton dhe është shumë afër për t’u kualifikuar në Europian. Isha duke dëgjuar debatin për biletat. Jam i sigurt që një përqindje shumë e madhe e tifozëve të interesuar janë shqiptarë nga Kosova, që kanë insistuar dhe më kanë çmendur me kërkesa për të qenë në “Air Albania” në 12 tetor në ndeshjen kundër Çekisë. Jo më larg se këtu, edhe komshinjtë. Në këtë moment që është Shqipëria, edhe Kosova ka qenë përpara 4 vitesh. 300 mijë kërkesa kanë qenë për ndeshjen kundër Azerbajxhanit, nëse e kujtoni, kur Kosova fitonte grupin në Ligën e Kombeve dhe ishte pranë kualifikimit në Europian. Kosova ishte sensacion në Europë, sepse ka pasur një seri prej 14 ndeshjesh pa humbur.

Isha i revoltuar, sepse mënyra se si janë linçuar këta futbollistë është e papranueshme. Nuk kanë shkuar për të përfaqësuar Serbinë, por kanë shkuar për të përfaqësuar Shqipërinë. Daku është një lojtar i jashtëzakonshëm në Kosovë, pasi ka vendosur edhe rekordin, që do të mbajë gjatë, me 31 gola. Kjo ka qenë një strategji e jashtëzakonshme e Shqipërisë, edhe në vitet e kaluara. Ka bërë një lobim shumë të madh te futbollistët shqiptarë nga Kosova që luajnë në Europë. Ndërsa te Kosova është bërë një trajtim ndryshe, që ‘ne nuk kemi nevojë që t’i trokasim në derën e shtëpisë lojtarëve dhe t’i lusim që të luajnë te Kosova’. Shikoni çfarë pune ka bërë Hamdi Salihi apo stafi i trajnerëve te Shqipëria në vitet e fundit, është e jashtëzakonshme.”, ka deklaruar Arlind Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online