Skarço tregon për algoritmin që përdor Kombëtarja, Zhupa: Lojtari matet edhe sa herë rrotullohet në gjumë

Suksesi i Kombëtares shqiptare ishte çështja kryesore e diskutimit në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”. Eno Skarço ka treguar se stafi i kuqezinjve përdor një algoritëm që merr për bazë nivelin e kampionatit ku luan lojtari, performancën e lojtarit, apo edhe gjendjen emocionale të tij të klubin ku luan.

Një algoritëm i tillë ka shkaktuar habi te moderator Altin Sulçe, por në mbështetje të fjalës së Skarços ka dalë edhe Eduart Zhupa. Ky i fundit është shprehur se futbollisti matet edhe kur fle gjumë, duke nënkuptuar se çdo detaj rreth lojtarit përbën një interes mjaft të madh për trajnerin.

“Futbollisti matet edhe si fle gjumë. Sa herë rrotullohet gjatë natës. Janë matje që janë bërë që para shumë viteve. Bëhej edhe në kohën e Platinisë dhe Boniekut. Është një aparat që vendoset”, është shprehur Eduart Zhupa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online