Duke folur në lidhje me përgatitjet e ekipit të tij për ndeshjen e së enjtes, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, theksoi se ndihet komod për faktin se ka shumë lojtarë të gatshëm. Ai foli për sulmuesin Soue dhe përmendi edhe Plakun: “Kemi të gatshëm shumë lojtarë dhe për të gjithë mundësitë janë të hapura. Sulmuesi Soue luajti mirë në Kroaci, me përjashtim të minutave të para, por më pas punoi mirë dhe e ndihmoi skuadrën. Eshtë një vlerë e shtuar për ekipin. Të gjithë kanë shansin e tyre dhe formacioni varet nga ajo që bëjnë. Fusha është aty dhe kushdo që e do formacionin, mund ta marrë, madje edhe Plaku. Të enjten do të jenë pak a shumë ata lojtarë. Skënderbeu ka një grup prej 18 lojtarësh në çdo kohë dhe është mundësia e zgjedhjes”, – ka thënë dje trajneri i Skënderbeut.