Trajneri Ilir Daja ka komentuar për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” suksesin ndaj Tiranës. Tekniku i vlonjatëve përgëzoi dhe ish-ndihmësin e tij Memën, i cili sipas Dajës e ka ndryshuar Tiranën.
“Edhe para ndeshjes e dinim se do ishte ndeshje e luftuar në mesfushë dhe do vendosej me episode. Tirana ka lojtarë të mirë dhe nuk e meriton vendin që ka. Na vunë në vështirësi dhe meritë kanë si lojtarët ashtu dhe Mema. Pritëm momentin dhe nuk kaluam në aventurë. Na jep qetësi kjo fitore. Kemi më shumë ndeshje në shtëpi këtë fazë. Tifozët vlonjatë duan rezultat dhe lojë të bukur dhe them se do bëjmë mirë edhe me mbështetjen e tyre”.
“Njohja është reciproke, pasi e njohim njëri-tjetrin. Kishte një plus, pasi ekipi ka një motivim më të madh. Pash një Tiranë ndryshe që funksionoi mirë, por i mungoi goli dhe them shyqyr që i mungoi goli, pasi e donim fitoren”.
“Akoma nuk po konsolidohemi në sulm. Duhet të punojmë më shumë. Nuk heq dorë, pasi nuk jam nga ata që heq dorë”.
“Kundërshtari na markoi shumë në linjat e qendrës, por ishte dhe një filozofi e jona që ta mbanim topin shumë, derisa të gjenim zonat e përshtatshme. Nuk funksionoi siç duhet, edhe për shkak se anësorët nuk krijuan superioritet numerik. Alvesh ishte i shkëputur dhe nuk ishte pjesë organike në manovrën e lojës tonë sot. Me disa veprime individuale na bëri ta mbanim më shumë në lojë. Nuk duhet harruar se është bashkuar vonë me ekipin, i duhet kohë”.