Veliu: Tirana të vë në vështirësi, sot vlenin pikët

Franc Veliu ishte titullar në ndeshjen e sotme me Tiranën, ndeshja e parë në këtë kampionat nga minuta e parë, pas pak minutave ndaj Skënderbeut dhe shumë ndeshjesh në stol, edhe kur mungonin Alla e Sirgi. Mbrojtësi vlonjat ka komentuar për “Supersport” në emisionin “Gol pas Gol”, duke theksuar se Tirana ishte një kundërshtar mjaft i vështirë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi kishim rezultate jo të mira. Na shërbenin pikët. Tirana të vë në vështirësi, si nga emri, ashtu dhe përbërja. Nuk doja që kjo ndeshje të dilte barazim, pasi na duhen shumë pikët”.

“Tirana nuk kishte sulmues pykë, por ka shumë kualitet si Hasani dhe Daja”.

“Si në stërvitje ashtu dhe në ndeshje mundohem të bëj maksimumin. Nuk kapet formacioni me fjalë, por duke e justifikuar besimin e trajnerit”.

“Titulli jonë është ndeshja e radhës. Nëse bëjmë mirë në çdo ndeshje, pse të mos kërkojmë për më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online