Daja: Plaku? Kam punë më të mëdha për momentin

Trajneri flet për deklaratat e sulmuesit, duke e “injoruar” në një farë mënyre: “Play-off”-i është më i rëndësishëm se një lojtar

Sebino Plaku ka shfryrë “dufin” një ditë më parë në një intervistë ekskluzive për “Sport Ekspres”. Ai është i pakënaqur nga trajneri Ilir Daja, që e lë në stol apo në tribunë, ndërkohë që tani po shënon gola shumë të rëndësishëm. Dje trajneri Daja ka udhëtuar për t’u kthyer nga Zagrebi në Korçë dhe, me të mbërritur në qytetin juglindor në orën 19:30, një orë pasi kishte startuar stërvitja, ka pranuar të flasë për “Sport Ekspres” edhe për çështjen e Sebino Plakun. Ai ka theksuar se ka çështje më të rëndësishme në këtë moment, pasi Skënderbeu luan sërish për t’u futur në grupet e Europa League. “Dua të them së pari se nuk kam informacion të plotë se çfarë ka thënë Plaku dhe çfarë është shkruar, pasi jam kthyer sot (dje) nga Zagrebi. Pas udhëtimit, nuk ndalova në Tiranë, por erdha direkt në Korçë. Gjithsesi, kam marrë disa informacione nga rrugë dytësore. Më kanë informuar se çfarë ka thënë dhe më vjen vërtet keq, që një gjë e tillë duhet të ndodhte në këto momente. Aq më keq, që lojtari në fjalë ka folur edhe për disa lojtarë të skuadrës dhe kjo ndikon për keq në grup. Në fund të fundit, nuk duhet të përmendte emrat. Një gjë e tillë nuk është e mirë për ekipin. Deri tani nuk kam pasur asnjë kontakt me Plakun. Kam punë më të mëdha se të merrem me këtë lojtar, pasi përpara është ndeshja ndaj Dinamos së Zagrebit. Dua t’i them edhe diçka tjetër. Në fushë nuk luan trajneri, por luajnë futbollistët. Më thoni ju cili trajner në botë nuk do të hidhte në fushë futbollistin më të mirë? Nëse do ta bënte një gjë të tillë, i bie që nuk do të donte veten. Nuk kam kohë të merrem me këtë çështje. Le të flasim më mirë për Dinamon”.
Kjo është qenë përgjigja e trajnerit Ilir Daja për çështjen e nxehtë të Sebino Plakut. Kuptohet qartë që ka një acarim nga ana e klubit dhe stafi teknik për atë çfarë ka ndodhur me sulmuesin në këtë moment, kur entuziazmi është në kulm te Skënderbeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online