Daja pas humbjes me Partizanin: Ju e dini situatën te Skënderbeu, ndikuan edhe dëmtimet

Skënderbeu e ka humbur ndeshjen me Partizanin në shifrat 3-1, duke shkuar kështu afër zonës së ftohtë, ndërsa me Laçin e ndajnë vetëm tre pikë. Sikur të mos mjaftonte kjo formë jo e mirë, Daja duhet të bënte edhe pa Bregun, që u largua në pjesën e parë nga fusha për arsye shëndetësore.

Vetë trajneri i Skënderbeut është shprehur për Supersport se në këtë humbje kanë ndikuar edhe dëmtimet e shumta.

“Janë shumë gjëra që kanë ndikuar te humbja dhe përse nuk dua të justifikohem. Bregu sakrifikoi shumë dhe na mungoi kur u largua, pa harruar Krasniqin, Taipin dhe Muzakën. I dhamë hapësirë të rinjëve dhe ndaj një klubi si Partizani e kishim të vështirë. Reparti i mbrojtjes ka qenë i formuar më vonë te ne. Siç e shihni luajmë me Ditën si qendërmbrojtës dhe pse luan si mesfushor.

Ne marrim shumë gola dhe këto statistika nuk i kundërshton dot. Problemi që ne kishim ishte se Dita ka kohën e ndërhyrjes së mesfushorit dhe jo të mbrojtësit. Po të shohësh edhe se te mbrojtësit anësorë na  mungon eksperienca. Ju e dini situatën te Skënderbeut dhe duhet t’i mbështesim të rinjtë. Të drejtosh Skënderbeun tani mund të kesh frikë edhe për goleadën”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online