Partizani ka arritur të fitojë me shifrat 3-1 ndaj Skënderbeut në përballjen e sotme. Një ndeshje që përmbyll fazën e parë të kampionatit shqiptar.
Tashmë është ndryshuar edhe renditja e Superiores, atje ku vendin e parë e ka marrë Partizani, duke ulur Bylisin me një pikë më shumë në vendin e dytë. Nga ana tjetër, Skënderbeu që para pak kohësh ishte duke kryesuar, e sheh veten në zonën e ftohtë. Për të parën herë, por korçarët ndodhen vetëm tre pikë larg Laçit dhe duhet të luftojnë në takimet e radhës për të dalë sa më parë nga kjo situatë. /Sport Ekspres/