Pakënaqësia e lojtarëve? Lerda: Nuk më intereson shumë, rëndësi ka të fitojë Partizani

Partizani ka arritur të fitojë dhe të marrë tre pikë me shumë vlerë ndaj Skënderbeut në shifrat 3-1. Tashmë të kuqtë janë në krye të renditjes së Superiores, duke dërguar Bylisin në vendin e dytë. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Lerda është shprehur për Supersport se ndihej i lumtur për lojën e zhvilluar.

I pyetur sa i përket pakënaqësisë së Telushit në momentin e zëvendësimit, tekniku i Partizanit ka thënë se nuk ndihet shumë i interesuar për këtë pjesë.

“Jam i lumtur pasi kemi bërë një ndeshje të mirë dhe dua të përgëzoj lojtarët. Ky është një kampionat shumë i ekuilibruar dhe ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, për të parë më pas kalendarin. Duhet të përmirësohemi ende në aspektin e mbajtjes së topit, megjithëse po bëjmë më mirë.

I kënaqur edhe për Asanin me Bardhin, megjithëse nuk e nisën mirë. Kemi pësuar gol në momentet që nuk e kemi pasur topin në kontroll. Sot ishte një situatë disi më ndryshe. Ata që unë hedh në fushë janë futbollistët më në formë. Filozofia ime e futbollit është që dua të vendos lojtarët më të mirë në pozicionet e tyre ideale dhe këtu ndryshon skema. Nuk më intereson nëse është i lumtur apo jo kur zëvendësohet lojtari, me rëndësi që ne të fitojmë, që Partizani të fitojë”, ka thënë Lerda. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online