Daja në hall për sulmin: Uroj të mos dëmtohet Soue!

Ilir Daja merr frymë më i qetë pas ndeshjes kundër Laçit, fituar me vuajtje, duke gabuar shumë raste e duke shpëtuar nga Shehi në fundin e takimit. Daja nuk e konsideron nënvlerësim, por sipas tij Skënderbeu po vuan edhe mungesat dhe po i dalin probleme sidomos në sulm.

“Duhet të jemi më efikasë në situatat para porte, sidomos me skuadra që vijnë në Korçë dhe mbrohen me forca të shumta, megjithatë sot nuk më shqetëson loja e skuadrës, por fakti që me këtë kontingjent lojtarësh, me kaq shumë eksperiencë e cilësi, nuk duhet të marrim goditje emocionale kur pësojmë një gol. Skuadra e çorodit dhe e humbi qetësinë kur pësuam gol dhe bëmë shumë gabime, duke lënë hapësira për kundërsulmin kundërshtar.

“Rastet e shumta të humbura? E rëndësishme është që sulmuesit tanë shfaqen para portës kundërshtare, por duhet të punojmë më shumë për pjesën e finalizimit, sepse çdo gol i shënuar ndaj rivalëve që mbrohen kaq fort vlen shumë dhe çliron skuadrën. Gjatë ndërprerjes akumuluam energji të rëndësishme, të humbura kohët e fundit, por sot pamë që nuk kemi ende ritmin e duhur, që shpresojmë ta gjejmë kundër Lushnjes, për të qenë më në formë për vazhdimin e kampionatit, por edhe Europa Ligës.

“Osmani? Kryem një ndërrim të detyruar për një problem në pulpë, nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit.

Motivimi, a ndryshon nga ndeshja në ndeshje? Mund të jetë edhe kjo, edhe pse nuk kam qejf ta pranoj që lojtarët e mi vlerësojnë ndryshe rivalin nga rivali, pasi do të ishte problem. Nuk krahasohet ndeshja sot me atë në Kamzë, aty vinim pas ndeshjes në Europa League, sot kishim më shumë kohë për të rikuperuar energjitë. Ndoshta rivalët e konsideruar jodirektë duhen vlerësuar më shumë.

“Soue po lodhet? Jam dakord që i duhet dhënë pak pushim për të rikuperuar energjitë, por jkam i detyruar ta hedh në fushë gjithmonë, sepse Nespor ka probleme fizike dhe nuk mund të aktivizohet. Gjithashtu, jemi pa Gavazajn e Sahitin, ndaj Xhejms është postuar në anësore, duke bërë që Soue të mbajë ngarkesën e sulmit dhe shpresoj të mos pësojë ndonjë dëmtim, sepse realisht po mban një peshë të madhe mbi vete”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online