Mezani: Keqardhje për penalltinë, por na ndihmoi edhe fati

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, tregohet i sinqertë duke folur në Supersport, pasi e pranon se ashtu si mund të merrej barazimi, ashtu edhe mund të pësohej ndonjë gol më shumë dhe sfida në Korçë të mbyllej më herët. Gjithsesi, ndeshja e Laçit e ka lënë të kënaqur trajnerin, i cili është optimist për të ardhmen.

“Ka shumë keqardhje, sepse humbëm një penallti dhe do ishim larguar ndoshta me një pikë. Skënderbeu pati realisht shumë raste, por skuadra jonë u soll mirë në të dy fazat. Natyrisht lamë edhe hapësira, patëm pak si shumë fat në disa momente, duke mos pësuar gola të tjerë, por nga ana tjetër fati na ktheu shpinën te penalltia. E pranojmë rezultatin, i kënaqemi lojës dhe dalim me kokën lart.

“Gabimet në mbrojtje? Kemi pasur mungesa, skuadra nuk ka luajtur gjithnjë me të njëjtin formacion. Edhe Qaqi sapo është kthyer, Fangaj është shumë i ri dhe ka bërë shumë mirë sot, por skuadra do të rritet me kalimin e kohës, duke punuar shumë.

“Flamurtari në ndeshjen e ardhshme? Është një ndeshje e radhës, nuk ka asnjë ndryshim për mua. Nuk kam ndonjë problem me Flamurtarin, përkundrazi, por ashtu si luajtëm sot, do të luajmë për fitore edhe ndaj Flamurtarit dhe fitoftë më i miri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online