Daja: Mendojmë vetëm për Kupën

Trajneri i Skënderbeu, Ilir Daja dhe një herë tjetër theksoi për “Supersport” se dhe skuadra mendojnë vetëm për ndeshjen me Laçin dhe llogaritë në kampionat i kanë mbyllur.

“Lojtarët që luajtën sot e treguan sërish se kanë cilësi dhe nuk janë rastësisht pjesë e Skënderbeut. Sot luajtëm pa shumë titullarë, Luftëtari kishte motivim më të madh se ne, por mora informacion mbi disa lojtarë që mund të afrohen me formacionin. Për ne ishte një ndeshje që nuk kishte rëndësi, duam të fitojmë kupën dhe të festojmë.

“Kupa? Po u zbuloj diçka: Unë jam nisur veçmas skuadrës dhe tashmë jemi përqendruar totalisht te Kupa. Duam ta fitojmë patjetër këtë trofe dhe do ishte mbyllja perfekte e këtij sezoni fantastik. Pa diskutim që është edhe një ambicie personale, sepse nuk e kam fituar kurrë kupën, ndaj ka ardhur koha që ta fitojmë këtë trofe dhe t’ia sjellim për herë të parë Korçës, që e meriton, ashtu si ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *