Begeja: Ia dolëm, kënaqësi nëse konfirmohem

Teuta ka mbijetuar, shumë më lehtë nga sa mendohej, një javë para fundit. Triumf personal i Gentian Begesë, gjithnjë pozitiv kur ka marrë drejtimin e durrsakëve. Tani Begeja pret me qetësi vendin e drejtuesve, nëse do të konfirmohet.

“Situata nuk ka qenë e mirë kur mora drejtimin e skuadrës, por djemtë janë treguar seriozë dhe të përkushtuar. Kam punuar pa pushim, duke qenë i vetëdijshëm për situatën e vështirë, ndërsa tani i falënderoj të gjithë, nga lojtarët deri te drejtuesit, përfshirë bashkëpunëtorët e mi.

“E ardhmja? Për mua prioritet ishte mbijetesa, sinqerisht e them që nuk e kam menduar fare të ardhmen time. Atë e dinë drejtuesit, unë jam në dispozicion. Nëse konfirmohem, do ishte një kënaqësi e madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online