Flamurtari mori një pikë kundër Luftëtarit në transfertë, ndërkohë që ndeshja e radhës u vë përballë Skënderbeun e rikthyer te rezultatet pozitive. Për trajnerin Ilir Daja ka dy rikthime dhe bëhet fjalë për futbollistë të repartit të mbrojtjes.
Fjoralb Deliaj e ka shlyer pezullimin prej kartonëve, ndërkohë që edhe Albi Alla është rikuperuar plotësisht. Gjithsesi gjasat janë që kuqezinjtë të mos jenë të plotë për ndeshjen e radhës. Kundër Luftëtari shfaqi probleme mesfushori Argjend Mustafa.
Futbollisti nga Vushtrria është në dyshim për ndeshjen e radhës dhe këto ditë do të shihet gjendja e tij. Edhe mesfushori Idrizi Batha ka ndjerë një shqetësim të vogël, por nuk është se rrezikon takimin me Skënderbeun që zhvillohet ditën e diel.