Arbër Çyrbja ishte protagonist te goli i Valon Ethemit, duke dhënë pasimin e fundit . Pas ndeshjes, lojtari shijakase tregoi se pret ende më shumë nga vetja. Në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” tregoi se për të rëndësi ka që skuadra të ketë sukses.
“Kam pasur një rritje, por nuk jam ende aty ku mendoj, e rëndësishme është që skuadra po fiton. Jemi mirë për momentin.
“A ka Kukësi diferenca me kryesuesit? Ekipet janë aty-aty. Jemi mundur nga rivalët direkt, por kemi bërë ndeshje shumë të mira”.
“Nga disa dëmtime të vogla ende nuk jam aty ku unë dua të jem”