Cungu e Ahmataj vendosin, ka disa lëvizje në formacione

Kukësi e Luftëtari përballen prej orës 14:00, ndërkohë që trajneri Armando Cungu ka bërë disa ndryshime në formacion. Shameti e Cuculi kthehen nga fillimi dhe është Olsi Teqja ai që ulet në stol. Maliki do të luajë djathtas, kurse Rrumbullaku tërhiqet në mbrojtja nga e majta. Ethemi e Çyrbja do mundohen të shërbejnë për Shkurtajn e Rexhinaldon në sulm.

Edhe Julian Ahmataj i ka bërë zgjedhjet e tij për formacionin. Rikthimi i Hoxhës bën që Rapa të luajë në të djathtë të mbrojtjes dhe Demo të spostohet përpara. Aleksi mungon i pezulluar dhe krah kapitenit Ramadani do të luajë Rapo. Ymeraj është risia dhe detyra e tij do të jetë të organizojë sulmet e bluzinjve.

Kategoria Superiore – Java 24
E shtunë, më 2 mars, ora 14:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

KUKËSI-LUFTËTARI

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja, Limaj, Dzaria, Ethemi, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Rapo, Ymeraj, Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Emigers Ganxhi, Kreshnik Cjapi
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Besnik Kaimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online