Barcelona do të presë pas pak minutash në “Camp Nou”, baskët e Atletik Bilbaos. Një sfidë që nuk duhet nënvlerësuar nga katalanasit, të cilët vijnë në këtë ndeshje pas barazimit ndaj Gironës brenda në shtëpi dhe humbjes shokuese në fushën e Leganes në mesjavë.
Pikërisht në një sfidë që merr shumë rëndësi, pasi Barcelona duhet të bëjë autokritikë për hapat fals të dy ndeshjeve të fundit, nga tekniku spanjoll Valverde vjen çudia. Lionel Mesi është në stol.
Tingëllon shumë e çuditshme por kjo ka qenë zgjedhja e trajnerit të Barçës, i cili ka ulur në stol gjithashtu dhe Serxho Buskets. Një zgjedhje teknike apo ka ndonjë çështje tjetër, kjo mbetet për t’u parë. Barcelona duket se kërkon kthesën, por pa kapitenin e saj në fushë si titullar.