Çudit Kukësi, lojtarë në provë para Championsit

0

Mund të duket absurde që para një ndeshje kaq të rëndësishme sa ajo me Sherifin e Tiraspolit, të mendohet që me grupin të bashkohen lojtarë që si fillim duhet të bindin stafin teknik për aftësitë e tyre. Sot me skuadrën janë bashkuar dy nigerianë, të cilët do të jenë në mbikëqyrjen e trajnerit Ernest Gjoka dhe stafit të tij. Bëhet fjalë për dy lojtarë nigerian, të cilët janë vetëofruar tek Kukësi, madje duke hequr shpenzimet e tyre, vetëm e vetëm që të jenë në fokusin e kampionëve. Samuel Arovolo Gilmore dhe Idakvo Eçe janë të dy nigerianët që do të jenë në një provë disa ditore me ekipin e Kukësit. Gilmore është 20-vjeç dhe karriera e tij ka nisur te Lagosi në Nigeri për të kaluar te FC Magic, për të vijuar në Izrael me Hapoel Akre dhe më pas me Hapoel Petah Tikva. Eçe është 22-vjeç dhe ka luajtur vetëm në kampionatin e vendit të tij me ekipin e Lobi Stars. E pakuptimtë që në një moment delikat skuadra të ketë risi, aq më tepër për faktin se nuk do të kenë vëmendjen e stafit teknik, pasi i duhet të mendojë për të avancuar më tej në Champions, sesa për lojtarët që duan të provohen.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.