“Çudia vazhdon akoma“, Bulku nuk i gjen shpjegim Arabisë: Ku e gjeti këtë forcë ky lloj ekipi?

Arabia Saudite ishte surpriza e madhe e këtij Botërori. Skuadra nga Lindja e Mesme mundi befasisht Argjentinën me rezultatin 2-1. Humbja e Kombëtares amerikano-jugore është diskutuar edhe në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“. Ish-futbollisti Sokol Bulku është shprehur se ende është e vështirë të bësh një analizë për të gjetur burimin e forcës së Arabisë Saudite

“Presingu ishte shumë i lartë. Çdo lojtar i Argjentinës mbulohej nga dy lojtarë. Çudia vazhdon akoma. Edhe tani, shumë orë që kur ka mbaruar ndeshja, është e vështirë ti bësh një analizë tekniko-taktike që: ‘Si ka mundësi?‘ Ku e gjeti këtë forcë ky lloj ekipi?”, ka thënë Sokol Bulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online