VIDEO/ Taulant Seferi i shënon Shakhtar Donestk, por Vorskla Poltava humbet edhe kur tallet kundërshtari me ta

Taulant Seferi po vazhdon formën e mirë në Ukrainë, teksa këtë herë ka shënuar ndaj Shakhtar Donetsk në transfertë. Vendasit po kryesonin në shifrat 2-0, teksa Seferi ngushtoi shifrat në 62. Sulmuesi shqiptar e kishte të lehtë të gjente rrjetën me portën e boshatisur pas një gabimi në mbrojtje.

Vendasit morën një penallti vetëm dy minuta më vonë ku Traore ekzekutoi panenkën më të dështuar në historinë e futbollit. Vorskla barazoi rezultatin me anë të Chelayadin në të 75, por Shakhtari fitoi me shifrat 3-2 falë golit me penallti të Mudryk në të 86, ku këtë herë nuk u tallën në ekzekutim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online