Çudia e Sampdorias, merkato e dimrit hapet me një ekspert “playstation”-i

Fansat e Sampdorias kanë mësuar ditën e sotme emrin e blerjes më të re klubit nga Xhenova. Leon Ausieker, 20 vjeç, është emri më i ri që  ka firmosur me Sampdorian. Por, ka një problem, i riu gjerman nuk ia thotë për futboll, pasi shkëlqen në një fushë tjetër.

Ausieker është një ndër lojtarët më të mirë të videolojës së famshme “FIFA 19”, një lojë elektronike që u lejon lojtarëve të simulojnë ndeshje futbolli në platforma si “Playstation” ose “Xbox”.

Tani e tutje, gjermani do të mbajë veshur fanellën e Sampdorias në të gjitha turnetë ku ai do të garojë.  Sampdoria nuk është klubi i parë që investon në industrinë e lojërave elektronike. Mund të duket e pabesueshme, por gjatë viteve të fundit me qindra njerëz kanë arkëtuar miliona duke luajtur lojëra elektronike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *