Vitet kalojnë, por përgatitja fizike e Ronaldos mbetet po e njëjta. Një atlet që jetën e tij ia ka dedikuar futbollit dhe frytet e punës ka mbi 15 vite që i vjel. Kërcimi është “marka” e tij e dalluese, që vijon të mbetet e njëjtë edhe pse tashmë mban 37 vite mbi supe.
“CR7 Airline” ka nisur fluturimin në Katar. Ronaldo ka kërcyer gjatë pjesës së parë kundër Ganës në një lartësi mjaft të madhe, duke treguar një nivel atletik që do e kishin zili edhe 20-vjeçarët. Lojtarët e Ganës nuk mund të bënin gjë tjetër, veçse ta shihnin në ajër dhe të luteshin që të mos shënonte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Air Ronaldo ??? pic.twitter.com/GGKGjeDmNP
— ESPN FC (@ESPNFC) November 24, 2022