“Conte u frymëzua nga ai dhe ndryshoi skemën”! Gazetari anglez i çuditur: Përse Liverpul nuk kërkon të marrësi trajner Gasperinin?

Atalanta mori një fitore të madhe kundër Liverpulit në transfertën e çerekfinales së Europa League. Ekipi italian fitoi në shifrat 0-3, duke qenë shumë afër kualifikimit në fazën e gjysmëfinales.

Ndërkohë gazetari anglez, James Horncastle, është shprehur i çuditur sesi Liverpuli nuk ka tentuar të bisedojë me Gasperinin për ta marrë si trajner pasi Klop njoftoi largimin në fundin e sezonit. “Atalanta bën normale një të pazakontë, të paimagjinueshme. Kanë mrrë rezultate të mëdha edhe më parë, fituan në Anfield Road kundër Liverpulit 0-2  në kohën e COVID, për grupet e Champions League.

Por atëherë ishte pa tifozë dhe kjo fitore merr më shumë vlerë. Kanë mundur në Amsterdam Ajaksin, ishin pak sekonda larg gjysmëfinales në atë ndeshje me PSG. Thiago Motta, Palladino, Ivan Juric, të gjithë luajnë në stilin e Gasperinit. Gasperini ktheu në modë skemëën me tre mbrojtës te Genoa në 2006-2007.

Kjo frymëzoi edhe Conten që ndryshoi skemën e tij, se më parë luante gjithmonë me 4-4-2. Tani te Liverpuli ka një vend pune të lirë në verë dhe nuk flitet fare për Gasperinin. Në më shumë se 8 vite, Gasperini provoi se mund të arrijë më shumë sesa është mundësia. Unë mendoj se Liverpuli duhet ta marrë në konsideratë Gasperinin për trajner”, tha Horncastle. /Sport Ekspres/