Ishte pranë tragjedisë! I shpërtheu Ferrari 160-mijë euro dhe u përfshi nga flakët, reagon Elseid Hysaj: Duhet të jetë problem në fabrikë

Elseid Hysaj i ka shpëtuar për fat të mirë një tragjedie. Teksa po udhëtonte së bashku me vjehrrin në makinë, me një Ferrari të blerë së fundmi në vlerën 160 mijë euro, papritur makina mori flakë. Një shpërthim që u bë edhe më i frikshëm për faktin se dyert u bllokuan dhe Elseidi së bashku me vjehrrin e tij gjendeshin brenda makinës.

Më pas dyert do të hapeshin dhe të dy personat dolën nga makina, ndërsa më pas Ferrari u shkatërrua plotësisht. Për fat të mirë, e gjitha kjo kaloi paq, ndërsa Hysaj dha një koment të shkurtër për Il Messagero: “Makina u përfshi nga flakët, për fat nuk u lëndua askush, i shpëtuam rrezikut. Duhet të jetë ndonjë problem në fabrikë”, tha Hysaj. /Sport Ekspres/