Conference League/ Shansi i artë për të fituar para nga ekipet e Superiores, por shifra qesharake për gjigandët e Europës

Conference League është kompeticioni i tretë për nga rëndësia që do të marrë jetë në këtë sezon të ri. Finalja e këtij trofeu do të zhvillohet në “Air Albania”, atje ku Shqipëria do të marrë jehonën e madhe mediatike.

Tre ekipe të Superiores do të marrin pjesë në këtë kompeticion ku bëhet fjalë për Vllazninë, Partizanin dhe Laçin. Ndryshe nga Europa League, fitimet do të jenë normalisht më të pakëta. Megjithatë mbeten shifra të kënaqshme për ekipet shqiptare duke ditur faktin se do të kenë përballje më të lehta në letër për të bërë historinë dhe për t’u rritur edhe në aspektin ekonomik.

Në turin e parë të “Conference League”, Partizani dhe Laçi janë si ekipe favorite karshi kundërshtarëve të tjerë të mundshëm, ndërsa Vllaznia ka koeficientin më të ulët. Në rastin e një kualifikimi të mundshëm në grupe do të fitohet 2.94 milionë euro.

Fitorja sjell në arka rreth 500.000 euro dhe barazimi 166.000 euro. Fituesi i grupit në “Conference League” do të marrë 650.000 euro dhe vendi i dytë do të paguhet me 325.000 euro. Ndërkohë fituesi i këtij turne do të dalë me 8.9 milionë euro, e cila është një shifër qesharake për gjigandët e Europës. Gjithashtu fituesit të këtij kompeticioni i garantohet edhe bileta për në grupe të “Europa League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online