Boksieri më i njohur i momentit, Saul Canelo Alvarez, po planifikon të ndërmarrë duelin më të rrezikshëm të karrierës së tij. Kampioni i divizionit middleweight (72.5 kg) ka në plan të vihet përballë kampionit të divizionit light heavyweight (79 kg), Sergey Kovalev.
Meksikani kishte vite që fliste për këtë duel, por asnjëherë nuk kishte bërë diçka konkrete dhe pak vetë besoni se ai do të guxonte të kapërcente dy divizione peshash. Mediet të ndryshme në Amerikë raportojnë se bisedimet kanë filluar.
Rusi Kovalev njihet si një ndër boksierët më të mirë në botë. 36-vjeçari njihet për fuqinë e tij, jo më kot regjistron 28 nokaute në 33 fitore.