Milani bleu Bonuçin e shumë të tjerë, duke u kthyer fuqishëm në treg, Mançester Siti e Junajtid po blejnë emra të rëndësishëm, PSG kërkon Nejmarin, por bombën e verës duket se për momentin e ka gati ta shpërthejë Reali i Madridit.
Sipas Marca-s, Reali ka arritur marrëveshjen me Monakon për të blerë Kilian Mbapé, yllin e ri të futbollit botëror.
Operacion i frikshëm: 180 milionë euro oferta, me 150-160 milionë në dorë dhe pjesa tjetër në bonuse.
Sulmuesi 18-vjeçar magjepsi botën sezonin e shkuar dhe Florentino Perez nuk e vret mendjen për kostot, kur sheh lojtarë të tillë, që për pak kohë i shlyejnë shpenzimet qoftë edhe me fanellat e shitura.
Për Mbapenë është gati një kontratë afatgjatë me 7 milionë euro në sezon.
Nëse realizohet, harrohen gjithë tranfsferimet e bujshme të viteve të fundit, duke nisur nga Geret Bejl, që shkoi pikërisht te Reali, apo Pogba te Mançester Junajtid. Natyrisht, është edhe mundësia e kalimit të Nejmarit te PSG për 222 milionë euro, ajo do ishte një tjetër tronditje e frikshme për botën e futbollit…