Një lajm “i çmendur” vjen nga Anglia! Mediat në atë vend kanë publikuar pak minuta më parë informacionin se një ekip nga Shqipëria kërkon të transferojë Mason Grenwood.
Lojtari që shihej me potencial të madh te Manchester United dhe ka luajtur në Premier League, u arrestua me dyshimin për për.dhunim dhe kër.cënim në janar të 2022, por akuzat iu hoqën në shkurt të këtij viti.
Emri i ekipit shqiptar nuk bëhet i ditur ende, por burime të pankofirmuara të Sport Ekspres aludojnë se bëhet fjalë për një tjetër “çmenduri” të Dinamos që tanimë e përligj emrin e ri, Dinamo City. /Sport Ekspres/