Një finale mes Boka Xhunjors dhe River Plejt është një nga ato sfida që nuk do të donte askush që ta humbiste, por jo çdokush e ka mundësinë për të qenë prezent në një takim të tillë kur shihet çmimi i një bilete. Duke parë kërkesën e lartë, sajtet që merren me shitjen e biletave kanë vendosur çmimet kanë arritur në shifra stratosferike, duke privuar një pjesë e madhe e popullit të thjeshtë argjentinas për të ndjekur këtë superndeshje.
Një biletë arrin deri në 4500 dollarë, një shifër relativisht e kripur për një ndeshje futbolli. Gjithsesi, shitja e biletave vijon me ritëm të lartë dhe pritet një stadium i tejmbushur në finaleje e parë. Askush nuk do ta humbasë finalen e parë e cila është më shumë se një ndeshje.