“Çmendina” Partizani, edhe Fili sherr me Starovën

Partizani është kthyer në një “çmendinë”, ku çdo javë del diçka e re që të lë pa fjalë. Nga përjashtimet e lojtarëve, te sherri Starova-Trashi, te lojtari koreano-jugor në provë që klubi e dinte nga Austria e Vjenës dhe ende nuk dihet ku ka luajtur më parë…

Tani plas bomba e radhës: sulmuesi Realdo Fili është zënë keq me Starovën, duke shkuar deri te kontakti fizik, ka zbuluar Sport Ekspres.

Gjithçka ndodhi dje, pas stërvitjes, kur drejtori Antonelo Preiti i komunikoi Filit se nuk ishte me ne planet e klubit. Asnjë paralajmërim, nga titullar në Vlorë në të panevojshëm, pak ditë para mbylljes së merkatos!

I tërbuar, Fili shkoi te Starova duke i thënë se ishte plani i tij për ta larguar, me gjithë ata lojtarë të afruar në rolin e Filit, ndërsa pati shkëmbime ofendimeve, deri te kontakti fizik dhe thuhet se Fili ka shkuar deri aty sa e ka kapur për fyti trajnerin (detajet në gazetën e sotme).

Situatë skandaloze, Fili e ka mbyllur shumë keq me Partizanin dhe Starova kalon një tjetër situatë mjaft të rëndë. Ndodh vetëm të Partizani, këto kohëra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online