“Çmendet” Barcelona, 27 milionë euro për një huazim!

Filip Kutinjo dëshiron të largohet nga Barcelona dhe shpreson të rikthehet në Premier Ligë. Ardhja e Antuan Grizman i ka zëruar shanset për të qenë titullar dhe braziliani po shqyrton ofertën më të mirë.

27-vjeçari nuk arriti të tregonte kurrë potencialin e madh që zotëron gjatë një viti e gjysmë te Barcelona dhe Radio Catalunya raporton se lojtari ofensiv do të largohet këtë muaj.

PSG, Arsenal, Mançester Junajtid dhe Liverpul interesohen për Kutinjon, por ka një problem. Barça kërkon 27 milionë euro për huazimin një-vjeçar të lojtarit dhe minimalisht 110 milionë euro për shitjen e tij të plotë.

Arsenali ka nisur negociatat dhe duket klubi më i interesuar, por kërkesa e lartë e huazimit ka shtangur edhe topçinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *