Partizani afroi në orët e fundit të merkatos sulmuesin anësor Erald Çinari. Të kuqtë madje paguan për kartonin e tij dhe tashmë trajneri Skënder Gega do të ketë në dispozicion edhe një “armë” më shumë në ndeshjen e radhës me Laçin.
Shkodrani tani synon të bindë stafin teknik për t’i bërë një vend në formacion. Nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe konkurrenca është e madhe, duke pasur parasysh se alternativat janë disa për krahët e sulmit.
Asani dhe Trashi janë të preferuarit nga krahët e sulmit për momentin, por edhe Bardhi kërkon të luajë titullar. E njëjta gjë vlen edhe për Emanuel Mensah, që ndeshjen e fundit me Kastriotin e nisi nga minuta e parë.