Cikalleshi gol, Osmanlispori vijon ngjitjen
Sokol Cikalleshi shënon, Osmanlispori feston dhe ngjitet në renditje.
Skuadra nga Ankaraja arriti një fitore të pastër 3-0 që në pjesën e parë, me tre penallti, një rekord, edhe për faktin se gjuajtën tre lojtarë të ndryshëm.
Sulmuesi i kombëtares sonë shënoi që në fillim, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një penallti. Goli i dytë në kampionat për sulmuesin tonë, i cili ka rritur ndjeshëm forcën sulmuese të Osmanlisporit, që tashmë ka dalë nga zona e ftohtë dhe po shënon rregullisht.