“Cikalleshi gjuajti si kurrë më parë”! Reagimet e lojtarëve të Çekisë: Duhej të ishim 3-1 që në pjesë të parë, Shqipëria e pakëndshme

Shqipëria humbi me shifrat 3-1 përballë Çekisë, ku ajo kryevepër e Cikalleshit nga distanca e vetme nuk mjaftoi për të marrë një rezultat pozitiv në Pragë. Goli i sulmuesit kavajas ka lënë të mahnitur jo vetëm portiertin kundërshtar, por edhe autorin e golit të tretë, Celustka, i cili shprehet se Cikalleshi e ka goditur topin si kurrë më parë në karrierën e tij.

“Mendoj se funksionoi për ne. Goli i pësuar na vjen keq, ndoshta duhet të reagonim më shpejt ndaj një goditje direkte dhe të qëndronim para topit. Lojtari shqiptari goditi topin si kurrë më parë… Por ne e kthyem rezultatin në anën tonë dhe fituam”, është shprehur Ond?ej ?el?stka.

Ndërkohë përsa i përket 90 minutave në fushën e lojës kanë folur edhe autorët e dy golave të tjerë, Masopust dhe Schick. Ky i fundit vlerëson ekipin e Shqipërisë për faktin se ka lojtarë cilësorë, por thekson se Kombëtarja e tij i ndoqi me sukses planin e përgatitur para ndeshjes.

“Ne kishim planin tonë para ndeshjes, të cilin e ndoqëm. Shqipëria nuk është një ekip i keq, ka një numër lojtarësh të mirë nga kampionati italian. Kur udhëhoqëm, ne donim për të mbajtur epërsinë nga prapa”, shton Patrik Schick.

Më tej Masopust e quan Kombëtaren kuqezi si të pakëndshme, por në fund ai dhe shokët e tij të skuadrës bënë një paraqitje të mirë. Gjithashtu lojtari çek ndjen keqardhje për rastet e humbura, pasi sipas tij mund të kishin arritur të shënonin 3 gola që në pjesën e parë të takimit.

“Forma jonë nuk është akoma optimale, ndonjëherë kundërshtari ziente pak. Por ne gjithashtu kishim gjëra të mira për të ndërtuar. Ne vrapuam më mirë në mbrojtje. Prodhimtaria nuk është akoma e mirë, ne mund të kryesonim me tre ose katër gola gjatë pushimit të pjesës së parë. Kundërshtari ishte i pakëndshëm, por mendoj se djemtë dolën mirë në mbrojtje”, ka thënë Lukáš Masopust./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *