Mundi 4-0 ekipin e dytë të Shqipërisë, trajneri i Bullgarisë ia di hallin lojtarëve: Kolegët u dërgonin foto nga plazhi me të dashurat

Shqipëria U-21 ka pësuar humbjen e thellë në shifrat 4-0 ndaj Bullgarisë U-21 në miqësoren e djeshme. Shumë zhgënjyese ishte paraqitja e Shpresave, por rezultati e ka shpjegimin e tij. Alban Bushit i duhej të bënte me formacionin e dytë. Sikur të mos mjaftonte gjysma e ekipit që mungonte që në ndeshjen me Andorrën, Armando Broja dhe Armando Dobra janë larguar nga grumbullimi para Bullgarisë me lejen e stafit.

Kjo solli diferencën e madhe mes dy Kombëtareve dhe Bullgaria e shfrytëzoi më së miri. Trajneri i saj, Alexander Dimitrov, është shprehur i lumtur dhe ka vlerësuar lojtarët duke ditur më së miri se nga ana tjetër kolegët e tyre po shijojnë pushimet në plazhe.

“Jam i lumtur sesi luajtëm. Ndeshja filloi mirë për ne. Është mirë në fakt kur e fillon me 2-3 gola në avantazh. Ishte gjithashtu mirë për faktin se golat erdhën nga lojtarë të ndryshëm, nga mbrojtësit te sulmuesit. Prandaj jam i lumtur dhe falënderoj shumë djemtë e mi se nuk është e lehtë. Kolegët e tyre u dërgonin foto nga plazhet ku ndodhen me pushime dhe me të dashurat e tyre. Ndërkohë që djemtë e mi duhet që të punojnë”, tha Alexander Dimitrov. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online