Kohë merkatosh edhe në Superiore, vijnë largime me peshë edhe nga Laçi

Pas përfundimit të Kategorisë Superiore, skuadrat shqiptare janë duke menduar për transferimet e lojtarëve. Tek Laçi janë duke filluar më parë me largimet pasi skuadrat mendon të fitojë sa më shumë financiarisht nga forma e lojtarëve. Pas largimit të mbrojtësit të shkëlqyer Erhun Obanor tek Istras e Kroacisë, një tjetër lojtar largohet nga ky klub.

Bëhet fjalë për Redon Xhixhën, i cili është larguar nga klubi duke mos rinovuar kontratën. Lojtari nuk i kishte mirë marrëdhëniet me trajnerin Duro, pasi ky i fundit vazhdimisht deklaronte se Xhixha duhet të jepte më shumë në fushën e lojës. Vetë futbollisti e ka bërë të ditur lajmin në një postim në Instagram, ku falënderon skuadrën dhe shokët e tij për këtë eksperiencë.

“Aventurës time tek Laçi i erdhi fundi, dua të falënderoj presidentin Pashk Laska që besoi tek unë. Dua të falënderoj çunat e ekipit që kemi ndarë bashkë momente gëzimi dhe hidhërimi. Dhe një falënderim të veçantë për tifozat që na kanë mbështetur dhe shpresoj ti kemi bërë të lumtur me paraqitjet tona. I uroj sukses ekipit të Laçit në vazhdim”- shkruhet në postimin e Redon Xhixha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online